Gratë nuk janë dele që me kullotë para Qeverisë !

Gratë e shoqnisë civile nuk duen lule, nuk duen as me festue. Edhe këtë 8 Mars, ato dolën nëpër rrugët e Prishtinës, për me protestue kundër diskriminimit gjinor në institucione dhe në krejt shoqninë kosovare.

Ata e hapën ditën para Qeverisë, tu’ protestue kundër arsyetimeve, e sidomos deklaratave të mahershme të Kryeministrit, për kullotje në fondet e BE’s.

“O Isë kem dalë me kullotë”, “Isë dis e ki “, “Kullotim Kryeministër se vetë e ke lyp” , ishin disa prej parullave që mbanin në duer, derisa para Qeverisë vendosën simbolikisht disa dele.

Por gratë e shoqnisë civile nuk u ndalën këtu. Ata protestuen edhe ma vonë gjatë ditës, e tashma me parulla të tjera, si “Marshojmë, nuk festojmë”, “Trupi im, zgjedhja ime”, “Gratë punojnë”.

Drejtorja e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, Igballe Rugova tha se ky marsh asht mesazh kundër dhunës në baza gjinore.

Socilogja, Vjollca Krasniqi, tha se 8 Marsi asht dita e ndërgjegjësimit për mungesën e barazisë gjinore në shoqni dhe se kjo dukuri po luftohet në shkallën e duhun.

Ndërsa, gjatë ditës në Prishtinë dhe në qytete të tjera të vendit, pati shumë aktivitete për 8 Marsin.