Gratë: Qeveria – odë burrash

Në Ditën e tyne, kane zgjedh me marshue e jo me festue. Me këtë marshim po synojnë me i vetëdijësue institucionet e Kosovës që dhuna asht mjaftë prezente më shoqninë kosovare, sidomos ajo në baza gjinore.
Ishin dhetra gra që sot u mblodhën te sheshi “Zahir Pajaziti” dhe u drejtuen kah Qeveria, ku qysh thane ato – ndërtesa s’asht tjetër pos nji odë burrash.

grate6

Ato kujtuen nji shkrim të Kryeministrit Isa Mustafa, ku fliste për disa gra që kane “kullotë” fonde. Organizatorët lëshuen za tue i imitue delet, dhe brohorisnin “O Isë nuk kemi dal me kullot”.

Pjesë e marshimit ishin edhe parrullat “Kundër seksizmit”, “Kundër Homofobisë”, “Liri Seksuale”, “Rruga është e jona, trupi është i yni”, “Mjaftë me Arsyetime”, të cilat nuk mbetën veç në parrulla, por u thane edhe me za të naltë.

Igballe Rugova, kërkoi që grate edhe burrat me qenë të barabartë.

Marshojmë, s’festojmë” është një mesazh për institucionet e Kosovës edhe për shoqërinë kosovare që ne akoma me bollëk e kemi prezentë dhunën në baza gjinore në Kosovë, prandaj sot i themi të gjithëve mjaftë më me arsyetime. Ne dëshirojmë që mos të ketë dhunë , as në familje, as në rrugë as në institucione, prandaj jemi sot së bashku dy gjenerata edhe natyrisht ka edhe shumë djemë edhe burra që janë bashkangjitur edhe kjo për neve është një ditë shumë me rendësi”, tha ajo.

grate3

Profesoresha e Universitetit të Prishtinës Vjollca Krasniqi, tha se gratë po mbesin si qytetare të rendit të dytë dhe pa za.

Ne sot shënojmë “8 Marsin“si ditë të protestës dhe po ashtu si ditë të ndërgjegjësimit për mungesën e barazisë gjinore në Kosovë, por jo vetëm në Kosovë por edhe në shumë vende të tjera të botës. Në këtë ditë ne solidarizohemi të gjitha gratë pavarësisht statusit të tyre shoqëror dhe ekonomik pavarësisht religjionit, pavarësisht grupit etnik cilit i përkasim ose identifikimeve të tjera kulturore. Po ashtu dëshirojmë të sjellim vëmendje se institucionet duhet të jenë përgjegjëse për barazinë gjinore, dhe se dhuna nuk është dukë u luftuar në masë të duhur dhe se gratë mbesin si qytetare të rendit të dytë dhe pa zë. Me këtë ditë dëshirojmë ti japim zë të gjitha grave, në këtë ditë dëshirojmë të bëjmë të dukshëm aktivizmin për të drejtat e grave dhe më këtë do të dëshirojmë ti bëjmë më dije të gjitha institucioneve të vendit tonë se nuk tolerojmë dhunën me baza gjinore”, tha ajo.

 

grate9 grate8 grate4 grate2 grate1 grate10