Grekët: Shqipnia na preu në besë (foto)

Në nji shkrim për CNN grek, ambasadori i nderit Aleksandros Mallias shkruen se Shqipnia e ka pre në besë Greqinë, mbasi kjo e fundit e mbështeti për statusin kandidat për në BE në vitin 2014.

Ai shkruen në nji artikull të tijin, se në Athinë shumë ishin optimistë mbas fitores së Ramës në zgjedhjet e 2013, por që tash çdo gja ka ndryshue.

“Krejt e mbajmë mend se sa optimistë ishim kur në zgjedhjet e vitit 2013, në Shqipni fitoi partia e Ramës”, shkruen ai.

Mallias thotë se Athina ka jetue tanë këto kohë me iluzione dhe se nuk e ka pa në sy realitetin shqiptar.

greqia12