Greqi, riformatohet kabineti qeveritar i Tsiprasit, qe kush janë ministrat e ri

Rreth nji vit e dy muej mbas fitores së tij të dytë mbrenda vitit 2015, kryeministri grek Alexis Tsipras kryen riformatimin e parë të kabinetit të tij qeveritar.

Skema e re përmban ndryshime strukturore, mbasi janë krijue ministri të reja, të cilat së bashku me ato ekzistuese e çojnë në 20 numrin e portofoleve të ministrave në kabinetin e ri, tepër i madh simbas komenteve të para, mbasi perbahet nga 49 vetë gjithsej, bashkë me zv.ministrat, 3 ma tepër sesa kabineti i maparshëm qeveritar.

Gjashtë poste ka mbajt në qeverinë e re partia e djathtë aleate në qeveri, ajo e “Grekëve të Pamvarun”.

Gjithsesi, vihet re se Tsipras ka ruejt të paprekuna disa prej posteve kyçe, si atë të zv.kryeministrit Janis Dragasakis, ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias, atij të Mbrojtjes Panos Kamenos, si dhe atë të ministrit të Financave, Euclid Tsakalotos, që konsiderohet i randësishëm për shkak të negociatave të tij me huadhanësit për programin e ndihmës së Greqisë.

Por gjithashtu, ai ka perfshir në skemën e re qeveritare edhe ish-ministrin e Shtetit, Nikos Papas, në Ministrinë e re të Politikës Dixhitale, e cila përfshin të gjithë sektorin e mediave.

Betimi i qeverisë së re ka me u kry mesditën e së Shtunës para Presidentit grek Prokopis Pavlopoulos.

Tsipras asht zgjedh kryeministër për herë të parë në Kallnor të vitit 2015, tue i premtue me i dhanë fund masave shtrënguese, por e përmbysi kursin e tji 6 muej ma vonë kur nënshkroi për ndihmën e re të shpëtimit, programin e tretë për Greqinë që kur nisi kriza financiare në vitin 2010.

Ai u rizgjodh në Shtator të vitit të kaluem, por popullariteti i tij ka ra ndjeshëm me kalimin e muejve, ndërsa partia e tij “Syriza” duket se radhitet mbas “Demokracisë së Re” në sondazhet e fundit, në rast zgjedhjesh të parakohshme.

Ja kabineti i ri:

Kryeministri: Alexis Tsipras
Zv.kryeministri: Janis Dragasakis

Ministria e Brendshme: Panagiotis Skourletis
Ministri i Shtetit për Çështjet e Mbrojtjes së Qytetarëve: Nikolaos Toskas
Ministre e Maqedonisë dhe Thrakës: Maria Kolias Tsarouha
Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit: Dhimitris Papadimitriou
Ministria e Politikës Dixhitale, Telekomunikacionit dhe Informacionit: Nikos Pappas
Ministria e Mbrojtjes: Panagiotis Kamenos
Ministria e Arsimit, Hulumtimit dhe Besimit Fetar: Konstantinos Gavroglou
Ministri i Shtetit për Hulumtim: Konstantinos Fotakis
Ministria e Sigurisë Sociale dhe Mirëqenies: Efi Ahtsioglou
Ministre plotesuese për Luften ndaj Papunesise: Ourania Andonopoulou
Ministre plotesuese për Solidaritetin Social: Theano Fotiou
Ministri i Shtetit për Çështjet e Sigurimeve Shoqërore: Anastasios Petropoulos
Ministria e Jashtme: Nikos Kotzias
Ministri plotesues për Çështjet Europiane: Jorgos Katrougalos
Sekretari i Shtetit për grekët homogjene: Terrence Spencer Kouik
Ministria e Drejtësisë, Transparencës dhe të Drejtave të Njeriut: Stavros Kontonis
Ministria e Financave: Euclid Tsakalotos
Ministria e Shëndetësisë: Andreas Ksanthos
Ministria e Ristrukturimit Administrativ: Olga Gerovasili
Ministria e Kulturës dhe Sportit: Lydia Koniordou
Ministria e Mjedisit dhe Energjisë: Jorgos Stathakis
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit: Christos Spirtzis
Ministria e Politikave të Emigracionit: Janis Mouzalas
Ministria e Marines Detare dhe e Politikes per Ishujt: Panagiotis Kourouplis
Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit: Evangjelos Apostolou
Ministria e Turizmit: Elena Kountouras
Ministri i Shtetit: Aleksandrops  Flabourari
Ministri i Shtetit: Christofor  Vernardakis
Zëvendësminister prane kryeministrit: Dhimitrios Liakos
Ministri i Shtetit dhe zëdhënësi i qeverisë: Dhimitrios Tzanakopoulos