Greqia e fton prape Kosovën me hap zyrën n’Athinë

President Hashim Thaçi, priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm për Çashtje Ekonomike Ndërkombëtare të Greqisë, Giorgos Tsipras.

Në këtë takim asht bisedue për bashkëpunimin e ndërsjellë, për perspektivën europiane dhe për partneritetin strategjik në mes të Prishtinës dhe Athinës.

Thaçi e falenderoi për përkrahjen që Greqia i ka dhanë Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe, tue iu referue suksesit të investitorëve grekë në Kosovë, shprehu nevojën për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë n’ekonomi.

Ndërsa, sekretari Giorgos Tsipras e vlerësoi angazhimin e Kosovës për marrëdhaniet me fqijte në rajon dhe shprehu gatishmëninë për thellimin e marrëdhanieve bilaterale, tu’ e përsërit ftesën për hapjen e zyrës së Kosovës në Athinë.