Greqia: Nuk tutemi as nga shqiptarët as nga turqit

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos ka kallxue forcën e ushtrisë së vendit të tij karshi Shqipnisë dhe Turqisë, tue krijue tensione të panevojshme.

Gjatë nji aktiviteti të Forcave të Armatosuna Greke që u zhvillue mbasditen e djeshme në Selanik, ministri Kamenos u pyet nga gazetarët se qysh i komenton deklaratat e fundit të udhëheqësve të Shqipnisë dhe të Turqisë.

“Forcat e Armatosuna të Greqisë nuk duhen me u tutë as nga shqiptarët as nga turqit”, tha ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos.

Nuk asht hera e parë që ushtria greke ban provokime ndaj Shqipnisë. Hera e fundit ka qënë para disa javësh kur ushtria e Greqisë zhvillonte stërvitje në kufi me Shqipninë.