Greqinë e godet tërmeti, a raportohet për viktima!

Nji lëkundje sizmike e magnitudës 5 ballë u shenue në zonën e Kalamatës, 170 km nga Athina, në orën 10:17 të paradites, simbas orës lokale.

Simbas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit asht 38 kilometra në jugperëndim të Kalamatës, në thellësinë 19 kilometra, çfarë e bani edhe ma të fortë lëkundjen.

Momentalisht nuk raportohen viktima në njerëz.

Simbas burimeve lokale janë damtue disa banesa të vjetra.

Prefektura e Kalamatës ka dërgue në zonë nji ekip ekspertësh për me verifikue damet.

Për me qetësue panikun e banorëve, prefektura njoftoi se u urdhnue mbyllja e shkollave dhe kopshteve për ditën e sotme.

Sizmiologët thonë se gjatë 24 orëve të fundit asht vënë re nji aktivitet sizmik në zonën e Egjeut dhe në Greqinë kontinentale.

Ma herët, nji lëkundje 5.4 ballëshe u shenue në afërsi të ishullit të Rodosit, por pa dame.

Zona e Greqisë jugperëndimore vlerësohet si zonë sizmike aktive.

Në të njajtën zonë, në vitin 1986 humbën jetën 22 njerëz dhe u plagosën ma shumë se 300 të tjerë nga nji lëkundje 6.2 e shkallës Rihter.