Gruda ‘godet’ shtetin, ja keni huq me demarkacionin!

Profesori i së drejtës ndërkombëtare Zejnullah Gruda asht i bindun se Komisioni Qeveritar për Demarkacion ja ka huq me marrëveshjen me Malin e Zi.

Gruda ka thanë se ka fakte të mjaftueshme se kanë ndodh gabime në këtë proces dhe se Kosova humb në territor nga kjo marrëveshje.

“Demarkacioni asht çashtje shtetnore. Për zgjidhjen e çashtjeve shtetnore mandatin e kanë deputetët. Këta duhet me mbrojt interesin shtetnor. Për këtë këta kanë argumente sa të donë” ka thanë profesori Gruda.
Po ashtu, Gruda asht shpreh i gatshëm me ju bashkue çdo lloj tryeze për me diskutue këtë problem.

“Unë kisha shkue në çdo konferencë për me dhanë kontributin tim. Nuk jam anëtar i asnji partie, porse jam i bindun që e drejta asht kjo që unë po them. Unë jam shumë i bindun në këtë që po them” ka deklarue profesori Gruda për emisionin “InfoBox” të Radio Dukagjinit.