Gruda: Kadastri nuk asht kriter për përcaktimin e kufijve simbas të Drejtës Ndërkombëtare!

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Zenjullah Gruda ka thanë se ka qenë në dilemë për me marrë pjesë në debatin e thirrun për Demarkacionin.
Arsyeja simbas tij asht se kjo çashtje meriton nji qasje dhe trajtim shumë ma serioz, se që i asht dhanë sot.

“Nuk mundet me u llogaritë që në nji tryezë të thjeshtë të flitet për nji çashtje kaq të randësishme. Për organizimin e tubimeve të tilla janë Akademitë e Shkencave, Universitetet, ndonji katedër universiteti”, ka thanë Gruda.

Unë e kundërshtoj këtë marrëveshje sepse qasja e lidhjes së kësaj marrëveshje asht absolutisht e gabueshme, ka thanë Profesori Gruda.

Gruda tue u bazue në vëllimet shkencore tha se kadastri nuk asht kriter i përcaktimit të kufijve simbas të drejtës ndërkombëtare.