Grueja e Joe Biden, vizitë jo zyrtare në Graçanicë

Grueja e nënpresidentit të SHBA’ve Joe Biden, Jill Biden ka arritë në Manastirin e Graçanicës me ç’rast asht takue me Patrikun Teodosije.

Biden me vete ka marrë edhe nipin e mbesën e saj ku kanë vizitue ambientet e këtij Manastiri.

Joe dhe Jill Biden mbasdite kanë me marrë pjesë në emnimin e rrugës Gjilan-Ferizaj me emnin e djalit të tyne Beau Biden që në vitin 2015 ka vdekë nga kanceri.