Grueja e Presidentit Ibrahim Rugova anëtarësohet në LDK, gjatë festimit të përvjetorit të themelimit të degës së Rugovës

Dega e tretë e Lidhjes Demokratike e Kosovës që njihet edhe si dega e Presidentit historik Ibrahim Rugovës, po feston sot 26 vjetorin e themelimit.

Në shënimin e 26 vjetorit të themeliomit të Degës së Tretë të LDK’s u ba anëtarësimi formal në këtë parti i zojës Fanë Rugova, bashkëshortja e Presidentit Rugova.

Me këtë rast aderuen edhe 180 anëtarë të ri në LDK.

Të mbledhun në njanin nga hotelet e Prishtinës, në këtë përvjetor po marrin pjesë figura të naltatë LDK’s, dhe familja e Presidentit Ibrahim Rugova.

Në përvjetor, i cili filloi me intonimin e himnit të Kosovës, atij dardan “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, dhe me kangë kushtuem Ibrahim Rugovës, po merr pjesë edhe Kryeministri dhe njiherish kryetari i LDK’s Isa Mustafa, ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, Nexhat Daci, etj.

Ndërsa nga familja Rugova, në përvjetor po marrin pjesë grueja e Ibrahim Rugovës Fana, dy djemtë e tij Mendim dhe Ukë Rugova, dhe vajza Teuta Rugova.

 

ldk ldk1 ldk2 ldk3 ldk4