Grueja e Zekës: Bravo Vetëvendosje, kjo asht rruga juej e zgjidhjes së çdo mospajtimi (foto)

Lidhun me sulmin fizik të deputetit të VV’s, Frashër Krasniqit, ndaj atij të Nismës, Milaim Zekës, ka reague gruaja e Zekës.

“Bravo VETEVENDOSJE

Kjo eshte politika juaj, menyra, metoda dhe rruga e zgjidhjes se cdo problemi, kundershtie e mospajtimi.

Grushta, shamje, zola, rrugaceri.

Bravo ju qofte. Vec vazhdoni!

Ama kurre keshtu nuk keni me mujt me e ndal kerkond e aq ma pak Milaim Zeken” (sic.), ka shkrue Edlira Qefalija Zeka në profilin e saj në Facebook, teksa ka postue dy foto të burrit të saj ku shihet lëndimi në fytyrë.

Shperndaje në: