Gruevski asht pajtue për ndryshimin e emnit të Maqedonisë!

gruevski

Nikola Gruevski në rolin e kryeministrit, në vitin 2008 asht pajtue për ndryshimin e emnit kushtetues të Maqedonisë.

Në nji dokument të Wikileaks të nënshkruem nga ambasadori i atëhershëm amerikan, Filip Riker, përmendet se Gruevski e ka përcjell qendrimin e tij te ndërmjetësuesi Metju Nimic se linja e tij e kuqe asht ruejtja e popullit dhe gjuhës si maqedonase, njashtu edhe tash vlen për FYROM ( vetëm për përdorim të jashtëm dhe jo edhe për të mbrendshëm), që perfshin edhe nji shtesë gjeografike në emën, sidomos me kllapa, diçka që simbas Gruevskit do të ishte e pranueshme edhe për Greqinë.

Në dokument përmendet se SHBA’t nuk e kanë ndryshue pozicionin e tij për njohjen e Maqedonisë nën emnin e saj kushtetues.