Gruevski kundër njohjes së gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni

Ish-Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ka hedhë poshtë propozimin e liderit të opozitës, Zoran Zaev, për njohjen e shqipes si gjuhë zyrtare në krejt territorin maqedonas.

Nëpërmjet nji deklarate, Gruevski u shpreh se ideja e rivalit të tij rrezikon që me krijue nji përçamje ma të thellë etnike në Maqedoni. Ish lideri i egzekutivit tha gjithashtu se, forca politike e drejtueme prej tij ka me mbështetë vetëm propozime që munden me ndihmue në daljen e vendit nga kriza politike.

Ish-Kryeministri i Maqedonisë dhe njikohësisht kryetar i partisë VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, ka vazhdue edhe njiherë me retorikë nacionaliste, tue u shprehë se nuk ka me mbështetë asnjiherë idenë e zyrtarizimit të gjuhës shqipe si nji gjuhë zyrtare në krejt territorin maqedonas.

Gruevski ka shprehë bindjen se ky propozim nuk ka me gjetë as mbështetjen e qytetarëve të Maqedonisë.

Gruevski: “Propozimi i Zoran Zaev për me zyrtarizue gjuhën shqipe në krejt territorin e Maqedonisë nuk ban gja tjetër, veçse vërteton atë që e kam thanë ma herët. VMRO-DPMNE dhe qytetarët e Maqedonisë asnjiherë nuk kanë me i votue propozimet e Zaev për me nda Maqedoninë dhe për me futë vendin në nji krizë ma të thellë etnike. Qytetarët e Maqedonisë mbështesin vetëm përparimin dhe prosperitetin e vendit, platformë që e ofron vetëm VMRO-DPMNE dhe askush tjetër.”

Aktualisht gjuha shqipe në Maqedoni njihet si gjuhë zyrtare në rajone të caktueme, por jo si nji gjuhë zyrtare në krejt territorin.