Gruevski: Zaev po don me u vra me mija qytetarë të pafajshëm, njajtë si n’Ukrainë

Ish Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, në nji pres-konferencë të jashtëzakonshme që u mbajt në Shkup, ka adresue kritika të fuqishme te lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev.

Simbas tij, lideri i LSDM’s po punon që në Maqedoni me u përsërit skenari i përgjakshëm i Ukrainës ku u vranë me mija qytetarë të pafajshëm.

Gruevski i ban thirrje LSDM’s dhe kryetarit të saj, Zaev, me i ndërpre tana veprimet destruktive që i organizon gjatë ditëve të fundit me qëllim – destabilizimin e Maqedonisë.

“Nga partia LSDM dhe Zaev mundeni me ndëgjue veç agresion dhe thellim të krizës. Nëse e ndëgjoni Zaevin, ai i thotë veç dy fjali. Në fjalinë e parë çdoherë angazhohet për konstruktivitet, ndërsa në fjalinë e dytë menjiherë flet për skenaret e Ukrainës, ku humbën jetën mija njerëz. Zaev këtë e ban vetëm për me arrit në pushtet. Mirëpo po i drejtohem tani Zaevit, se deri sa unë qëndroj në kambë, asnjiherë s’kam me ia mundësue këtë”, deklaroi ai mes tjerash tue shtue se Zoran Zaev bashke me organizatat jo qeveritare të financueme nga Sorosi po punojnë për me destabilizue Maqedoninë tu’ e nxite gjuhën e urrejtjes.

Por simbas Gruevskit, VMRO-DPMNE punon vazhdimisht dhe asht e fokusueme për me punue për të mirën e tanë qytetarëve, tue hap vende të reja të punës.