Grupet parlamentare denojnë sulmin mbi Kuvendin, pse s’pajtohet VV!

Grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës kanë nxjerr nji deklaratë për me denue sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Letrën në emën të grupeve e ka lexue deputetja Blerta Deliu-Kodra, ndërsa këtë e ka kundërshtue VV.

“Na përfaqësuesit e zgjedhun të popullit denojmë sulmin kriminal mbi kuvendin e Kosovës. Ky asht nji sulm ndaj shtetit tonë. Mosmarrëveshje tona duhet me i zgjedh me dialog dhe jo përmes dhunës dhe ftojmë organet e sigurisë për zbardhjen e këtij sulmi”, thuhet në letrën e grupeve parlamentare, por që asht kundërshtue prej Vetëvendosjes.