Grupi i Drenicës sot në Gjykatën e Apelit

11 eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin e përgjithshëm, Sylejman Selimi, pritet me dalë sot para nji trupi gjykues të Gjykatës së Apelit.

Seanca ka me u mbajtë për me shqyrtue ankesat e tyne kundër denimit të shqiptuem vitin e kaluem për krime lufte.

Të gjithë të akuzuemit që përbajnë ate që quhet “Grupi i Drenicës”, janë dënue për krime lufte nga 3 deri në 12 vjet burgim.

Denimi më i randë i asht shqiptue ish-komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, për vrasjen e nji civili, identiteti i të cilit nuk dihet, sikurse që nuk dihet as koha e saktë dhe vendi i saktë se ku ishte vra.

Shkalla e parë e kishte shpallun fajtor ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për veprën penale Krime të Luftës tue e shkelun randë Nenin 3, i përbashkët për Konventat e Gjenvës.

Mes të dënuemve janë edhe katër vëllezërit Demaku, mes të cilëve deputeti Fadil Demaku dhe kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku.

Të përfshimë janë edhe katër vëllezërit Demaj. Të gjithë të shpallun fajtorë.

Mbrojtja pretendon se denimet janë të pabazueme. Bazue në këto pretendime, asht ankue në Gjykatën e Apelit dhe pret që të akuzuemit me u lirue nga akuzat.