Grupi i dyshuem terrorist i Kosovës shtrihet edhe në Maqedoni e Shqipni

Simbas Prokurorisë Speciale të arrestuemit e së Premtes në mbramje nën dyshimet për terrorizëm po preaditin sulme në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipni.

Shtatë të akuzuemit nga Mitrovica, Ferizaj, Skenderaj dhe Prishtina, kanë me qëndrue për nji muej në paraburgim, kështu ka vendosë mbramë Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ata akuzohen se janë të lidhun me organizatat terroriste ISIS dhe Al Nusra, raporton lajmi.net.

Prokuroria Speciale beson se të arrestuemit ishin në kontakt me Lavdrim Muhaxherin, ish udhëheqësin e shqiptarëve në Siri, dhe në bazë të udhëzimeve të tij, ata pregaditnin sulme ndaj institucioneve të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit.

Simbas prokurorisë, të dyshuemit kishin cak institucionet e sigurisë, me tutë popullsinë, me destabilizue vendin dhe me i shkatërrue strukturat ekonomike, politike dhe financiare.

Të akuzuemit, simbas Prokurorisë, i takojnë nji rrjeti të gjanë terrorist në Ballkan, ku përveç Kosovës, përfshihen edhe të dyshuem tjerë nga Maqedonia dhe Shqipnia.

Lajmi.net ka sigurue pretendimet e Prokurorisë ku thuhet se institucioni i akuzës kosovare ka kërkue masën e paraburgimit për shtatë të akuzuemit tue marrë parasysh kontaktet e tyne jashtë vendit që i kanë pasë dhe po ashtu konsideron se asht i bazuem dyshimi se në këtë rrjet terrorist gjenden edhe shumë anëtarë tjerë të organizatës së njajtë, të cilët gjenden në liri dhe gjatë hetimeve asht e nevojshme të merren deklaratat e shumë dëshmitarëve, ashtu që po të gjenden të pandehunit në liri kishin me u përpjekë me ndikue në dëshmitarë apo në të pandehun të tjerë.