Grupi i Kumanovës: Policia ja then kambët Sevdi Miftarit

Nuk ndalet dhuna ndaj të arrestuemve për rastin e luftimeve të 9 dhe 10 Majit të vitit të kaluem në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Avokati, Nasar Raufi ka ba të ditun se klientët e tij që akuzohen në këtë rast, po keqtrajtohen vazhdimisht nga pjesëtarët e njësive speciale.

Simbas tij,Sevdi Miftari nga Kumanova asht në gjendje të randë mbasi i ka dy kambet e thyeme si pasojë e dhunës së ushtrueme nga policët maqedonas. Ndaj tij asht ushtrue dhunë gjatë kohës sa po transportohej nga Burgu i Shutkës në objektin e Gjykatës, shkruen Zhurnal.

Avokati, Raufi ka paralajmërue se ka me kërkue nga trupi gjyqësor që me i pasë dokumentet mjekësore.

Në anën tjetër, zyrtarët maqedonas të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme as që duen me pranue se ka raste të tilla keqtrajtimesh.