Grusht-shteti n’Turqi: Arrestohet gjenerali i lindun në Kosovë!

Mediat turke raportuen se kanë arrestue gjeneralin Adem Huduti, i cili ishte pjesë e grushtit të shtetit kundër qeverisë.

Huduti ka lind në Kosovë në vitin 1952 dhe asht komandant i Ushtrisë së Dytë, pjesë e Kambësorisë së Forcave t’Armatosuna të Turqisë.

BBC shkruen se ai asht figura ma e naltë ushtarake e arrestueme deri tash, së bashku me Akin Ozturk.

Huduti, i lindun në Kosovë, ka emigrue në Turqi dhe asht diplomue n’Akademinë Ushtarake në vitin 1973.

Ai ka shërbye në Divizionin III të kambësorisë në kufi me Greqinë, në Brigadën VII të kambësorisë në kufi me Rusinë dhe ka marrë pjesë në Korpusin IX të Ushtrisë Turke.

Për shumë vite, ai ka kontribuue në forcat aleate tokësore të NATO’s për Europën Jugore, n’Itali.

Në 2014’ten, Huduti u gradue si general-lejtnant dhe u emnue n’Ushtrinë e Dytë, formacioni ma i madh ushtarak i kambësorisë së Forcave të Armatosuna në Turqi.

Mbas sulmeve të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, Huduti ka shërbye në Afganistan, ku ka drejtue trupat turke.

 

ademhuduti