Grushti i shtetit në Turqi: Ky asht numri i të arrestuemve deri tash

Ma shumë se 35.000 persona u arrestuen në Turqi, ndërsa nji numër i përgjithshëm prej 82.000 personash janë objekt i nji hetimi, prej tentativës së grushtit të shtetit më 15 Korrik, njoftoi ministri i Drejtësisë.

“Në mesin e personave që janë objekt i procesi hetimor, rreth 26.000 persona u liruen me kushtin e shqyrtimit gjyqësor”, saktësoi ministri, Bekir Bozdag, në nji fjalim të mbajtun dje në mbramje në Afyonkarahisar, raportuen sot në mëngjes mediat turke.

Ankara akuzoi ish-predikuesin, Fethullah Gülen në mërgim në SHBA dhe mbështetësit e tij për orkestrimin e përpjekjes së grushtit të shtetit, ku u shënuen ma shumë se 270 të vdekun dhe mija të plagosun. Ky i fundit ka mohue çdo akuzë të ngritun kundër tij./Kosovapress