Guardian: Trump shtyn vizitën në Britani

Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump ka shty vizitën e planifikueme shtetnore në Britani të Madhe, mbasi në bisedën telefonike me Kryeministren e këtij vendi Theresa May, tha se nuk dëshiron me vizitue derisa opinioni nuk mbështetë ardhjen e tij, shkruen gazeta britanike “The Guardian”.

Tue citue burime të paemnueme nga Kabineti i May, i cili ishte i pranishëm gjatë bisedimeve, “The Guardian” shkruen se bisedimet ndërmjet liderave ka ndodh gjatë disa javëve të kalueme, transmeton Reuters.