Gulen, goditje të madhe Erdoganit

Fethullah Gulen asht shprehë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mshefet mbas grushtit të dështuem të shtetit të 15 Korrikut.

“Kaq shumë prova kanë dalë në dritë ditët e fundit sa kjo gja asht e sigurt”, tha Gulen në nju intervistë për gazetën e përditshme gjermane, ”Die Zeit” dhe atë spanjolle ”El Pais”.

“Erdogan kishte planifikue grushtin e shtetit nji vit ma parë dhe i duhej vetëm të priste për mundësinë e duhun”, shtoi predikuesi, i cili jeton në mërgim në SHBA, që nga viti 1999.

Më fillim të Shtatorit, qeveria turke ka kërkue zyrtarisht ekstradimin e klerikut 78-vjeçar, të cilin e akuzon se qëndron mbas grushtit të dështuem të shtetit. Akuza që Gulen, gjithmonë i ka mohue.