Gulen për gazetën gjermane ja jep goditjen ma të madhe Erdoganit!

Kleriku mysliman me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin autoritetet turke e akuzojnë për orkestrimin e puçit të deshtuem në muejin Korrik, ka thënë sot për gazetën gjermane Die Zeit se ai asht i sigurt se presidenti turk, Reecep Tayipp Erdogan, qëndron mbas puçit.

Gulen ka thanë në nji intervistë për Die Zeit se tentim puçi ushtarak i ka tradhtue principet e Qeverisë turk dhe lëvizjes së tij globale të quejtun “Hizmet”.

Ai përmendi komentet e Erdoganit se puçi i 15 Korrikut ishte nji dhuratë nga Zoti sepse kishte me lejue ushtrinë me u pastrue.

E kur u pyet nëse po sugjeronte se Erdogan qendron mbas puçit, Gulen tha: “Deri tash vetëm mendoja se kjo ishte nji mundësi. Por, tash mendoj se kjo gja asht e sigurt.”

Ai nuk e ka pranue se dikur ka qenë mik i afërt i Erdoganit, tue thanë se e ka takue vetëm disa herë para se ai me u ba kryeministër në vitin 2003.

“As miqtë e mi e as unë nuk kemi qenë të afërt me Erdoganin, edhe nëse kjo gja pohohet tash,” tha ai.