Hadergjonaj: PDK prej dites se pare te perfundimit te zgjedhjeve, fillon pregaditjet per zgjedhjet e reja

“Po presim me na ardhe Demarkacioni ne Kuvend, e mandej duhet me analizue, sepse ende nuk ka ardhe zyrtarisht ne Kuvend”, ka thane ne Rrokum Roll, Safete Hadergjonaj, deputete e PDK’s, kur asht pyet per Demarkacionin.

Me gjithe insistimin e moderatorit se a ka me votue ajo personalisht marreveshjen e Demarkacionit, Haderxhonaj nuk kallxoi per vendimin e saj, tue perserite se duhet me analizue ma s’pari dhe duhet me pase debat per kete ne Kuvend.

Deputetja e PDK’s ne vazhdim ka thane se “komisioni per Demarkacionin formohet veç kur debatohet ne Kuvend, e jo me opinione te njerezve”.

Tue fole per Demarkacionin ajo ka ba me dije se edhe ne Dukagjin ka njerez qe jane pro e kunder dhe se qytetare te Deçanit e Pejes kane dorezue materiale ne lidhje me kete.

Haderxhonaj ne fund ka fole per ardhjen e Fraksion+ ne PDK.
“Kane ardhe ne nji parti ku ka ma se shumti demokraci. Ata pranojne shtetin e Kosoves dhe nuk kane mujt me qendrue me nji parti qe nuk e njeh shtetin e Kosoves”, ka thane Hadergjonaj tue aludue ne Vetevendosjen.