Haga jep sot vendimin për kriminelin Radovan Karadžić

karacic

Mbyllet sot në Gjykatën Kriminale për ish-Jugosllavinë në Hagë, gjyqi ndaj Radovan Karadžić, ish-Presidentit serb të Bosnjës dhe komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës.

Mbi të rëndojnë 11 akuza për krime lufte, krime kundër njerëzimit, vrasje, deportim, terror dhe sulme të paligjshme kundër civilëve.

Karadžić përballet me burg të perjetshëm.

Ish-lideri serbo-boshnjak përballet edhe me akuzën për gjenocid, për vrasjen e ma shumë se 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë nga Srebrenica, kur forcat etnike serbe ekzekutuen pengjet.

Ai që qendroi n’arrati për 13 vjet mbasi u akuzu në 1995, po ashtu përballet edhe me akuza në lidhje me rrethimin 43 mujor të kryeqytetit boshnjak, Sarajevë, ku vdiqën ma shumë se 5 mijë civilë.

Ai u arrestu në nji autobus në periferi të Beogradit në Korrik të vitit 2008, ku kishte jetu tue u masku si nji doktor i mjekësisë alternative.

Mbas arrestimit, u ekstradu në Holandë për t’u përball me gjykatësit e Hagës.

Ai asht mundu pa sukses ta vonojë gjyqin e tij ndërkohë që ka tentu të rrxojë edhe akuzat me pretendimin se ish-ndërmjetësi amerikan për paqen, Ricard Hollbruk, i kishte ofru atij imunitet në vitin 1996 nëse largohej nga jeta publike.