Haga e shpall Vojislav Šešelj të pafajshëm!

sheshel

Vojislav Šešelj asht shpall i pafajshëm nga Gjyjata e Hagës në të gjitha pikat që ishte i dyshuem.

Ai nuk asht fajtor për asnji nga pikat e aktakuzës.

Šešelj akuzohej për krime kundër kroatëve dhe myslimanëve në Kroaci, Vojvodinë dhe Bosnjë nga viti 1991 deri në vitin 1993.

Ai mbetet i popullarizuem në mesin e disa mbështetësve qeveritarë të krahut të djathtë në Serbi.

 

Kqyreni LIVE vendimin e Hages për Šešelj

 

Tribunali i Hagës sot ka me marrë vendimin për t’akuzuemin për Krime Lufte Vojislav Šešelj.

Šešelj i cili ka qendru 12 vite në Parabugim sot e pret vendimin në Beograd mbasi që Qeveria e Serbisë ka refuzu ta kthejë atë në Hagë mbas procesit ma të gjatë gjyqësor në historinë e këtij Tribunali.

Gjykimi i tij ka përfundu para katër vitesh kurse në Vjeshtën e vitit të kaluem ai u lirue përkohësisht nga Haga për tu shëru mbasi vuen nga nji sëmundje e randë.

Prokuroria e Tribunalit ka kerkue 28 vite burg për Šešelj.

Haga merr vendim për kriminelin serb Vojislav Šešelj

Tribunali Nderkombëtar i Hagës sot pritet të vendosë në procesin për krime të luftës së Vojislav Šešelj, nji nacionalisti serb, i cili akuzohet për nxitje vrastare të spastrimit etnik gjatë viteve ’90 në luftat e Ballkanit.

Šešelj, 61 vjet, nuk do të jetë i pranishëm në vendimin e gjykimit të Hagës.

Ai ishte liru në vitin 2014, mbasi ishte diagnostiku me kancer të stazës së fundit, dhe që nga atëherë ai asht zhytë në politikën serbe, tue ju adresu turmave gjatë tubimeve të ndryshme, tue shfaq në këtë mënyrë kundërshtim të hapun ndaj vendimeve të gjykatës së Hagës.

Si ish-zavendës i kryeministrit serb, në kohën e presidentit të atëhershëm Slobodan Miloshevic, ai përballet me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte, për nxitje të spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në provincën serbe të Vojvodinës.

Hetuesit thonë se ai ka ndihmu njisitë paramilitare serbe në realizimin e qëllimit të tij për krijimin e nji “Serbie të Madhe”, të pastër etnikisht, nga shteti në shthurje i Jugosllavisë.