Hahn e ka nji lajm të mirë për Kosovën e Serbinë

Komisionari i zgjanimit të BE’s, Johannes Hahn ka komentue pyetjen se nëse njohja e Kosovës ka me qenë “çmimi i Serbisë” për me u ba pjesë e BE’s, tue mos e pohue nji gja të tillë dhe tue vnue në pah se përparimi i Serbisë në negociatat e pranimit duhet me qenë paralel me përparimin e sundimit të ligjit dhe normalizimit të marrëdhanieve me Kosovën.

“Nuk ka asgja të re në lidhje me të. Jemi deklarue në mënyrë të qartë në kuadër të bisedimeve, ku nuk u përmend njohja e Kosovës, por flitet qartë për normalizimin gradual dhe të plotë të marrëdhanieve midis dy palëve”, ka shtue Hahn.

Komisionari i BE’s ka thënë gjithashtu se marrëveshja për telekomunikacionin asht nji progres i randësishëm që mundet me kontribue në përmisimin e jetës së njerëzve dhe normalizimin e marrëdhanieve me Kosovën.

“Tash asht e randësishme për të dyja palët për me përshpejtue punën në fusha të tjera, veçanërisht në rastin e Bashkësisë së komunave dhe energjisë”, ka thanë Hahn.