Hahn ia ban me dije Serbisë: Pa normalizim me Kosovën…

johanes hahn

Komisioneri europian për zgjanim, Johannes Hahn, ka thanë sot në Beograd se Brukseli nuk dëshiron sjelljen e problemit të Kosovës edhe në Bashkimin Europian.

Gjatë vizitës në Serbi, Johanes Hahn, ia ka rikonfirmue shtetit serb se pa normalizim të raporteve me Kosovën, rruga e tyne drejt BE’s ka me qenë e vështirë.

“Zgjanimi asht i bazuem vetëm në meritat e secilit kandidat, ju mbani çelësat për derën e BE, por normalizimi me Kosovën asht çashtje e qëndrueshme dhe e pakthyeshme para anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Hahn, transmeton lajmi.net

“Dialogu duhet me u pa si nji mundësi historike që vendet me ja shtri dorën e pajtimit njani-tjetrit për me gjetë nji zgjidhje të qëndrueshme në rajon”, tha komsioneri europian.

Shperndaje në: