Hahn: Kosova ka ba hapa perpara për liberalizimin e vizave

johanneshahn.jpg

 

Komisioni Europian njohu ecuninë pozitive të Kosovës në përpjekje për me marrë liberalizimin e vizave.

Komisioneri Johannes Hahn deklaroi në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian se Prishtina ka ndërmarrë disa hapa të randësishëm për marrjen e vendimit të lëvizjes së lirë, shkruen Top Channel.

Megjithatë, Hahn vuni në dukje se janë dy kritere ku kërkohet ma shumë përpjekje.

E para asht tejkalimi i tensioneve të forta politike në vend dhe e dyta forcimi i shtetit ligjor dhe demokracisë.