Hahn: Kosova prej 95 kushteve për liberalizim të vizave, përmbushi 93!

hahn

Komisionari Europian Johannes Hahn në konferencën për media në Bruksel, tha se në rastin e Kosovës ishin vendos 95 kushte dhe Kosova deri tash ka përmbushë 93 prej tyne.

Kjo asht arsyeja pse Komisioni Europian ka gjasa me prezentue nji raport të fundit për Kosovën në Maj të vitit që vjen dhe aty ka me u pa se a do të ketë nevojë për nji raport të dytë apo se çdo gja ka përfundue dhe me lajmërue këshilli.

Mirëpo sa i përket përmbushjes së kushteve të mbetuna Hahn theksoi se kjo asht përgjegjësi e krejt politikanëve në Kosovë.

Hahn tha edhe se ka ende shumë për me u ba dhe se tash duhet me u zbatue legjislacioni, që nënkupton Gjykata Speciale dhe me ju shkue në fund gjetjeve në rastet e korrupcionit, mbasi që gjykata tash po merret me to dhe po arrihet të merren vendime, mirëpo gjithsesi duhet të ketë nji luftë konstante kundër korrupcionit.

Hahn këto deklarata i ka dhanë në nji konferencë për media që asht mbajt në Bruksel së bashku me përfaqësuesen e naltë të BE’s për Politika të Jashtme Federica Mogherini dhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.