Hahn: Mbas heqjes se vizave s’ka ma mure penguese për kosovarët!

Johannes Hahn, në fjalimin e tij në konferencën e nivelit të naltë për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të BE’s dhe Kosovës, ka përshëndet vendimet e fundit të UEFA’s, FIFA’s dhe rekomandimin e BE’s për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, për të cilën ka thanë se mbas heqjes së plotë të vizave, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm dhe s’do të kenë ma mure penguese.

Megjithatë, ka thanë ai, kjo konferencë i referohet Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes BE’s dhe Kosovës, për të cilën ka thanë se do t’i hap rrugë produkteve të Kosovës që t’i qasen tregut europian.