Hahn: Mbas kodit telefonik vjen marrëveshja për formimin e ASK’s!

Komisioneri Europian për Negociata të Zgjanimit, Johannes Hahn ka përshendetë marrëveshjen e arritun në mes të Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e ujdisë për telekomunikacionin.

“Unë e mirëpres marrëveshjen e arritun në mes të dy palëve për zbatimin e matejshëm të marrëveshjes për telekomunikacionin. Unë shpresoj se ky progres ka me përshpejtue marrëveshjen për formimin e bashkësisë /asociacionit të komunave serbe dhe sektorin e energjisë “, ka shkrue Hahn në Twitter.

Prishtina dhe Beogradi u morën vesh për kodin telefonik shtetnor të Kosovës i cili asht 383 dhe do të alokohet nga ITU.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri tha dje se “ky asht nji sukses i madh i dialogut të Brukselit dhe nji lajm shumë i mirë për shtetin tonë dhe qytetarët tanë”.

ITU ka me ja alokue Kosovës kodin telefonik 383 më datën 15 Dhetor 2016.

“Konkluzionet e arrituna në këtë marrëveshje janë në pajtim të plotë me Marrëveshjen e Brukselit për Telekomin të vitit 2013 dhe Planin Aksional të dakordueme në vitin 2015”, ka shtue Tahiri.