Hahn në Beograd flet edhe për marrëdhaniet Kosovë-Serbi

johanes hahn

Komisioneri i BE’s për politikat e fqijësisë dhe negociatat për zgjanim, Johannes Hahn, ndodhet në Beograd për nji vizitë gjatë së cilës ka me u takue me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vucic dhe kabinetin e ri qeveritar.

Gjatë vizitës Hahn ka me bisedue me zyrtarët serbë për hapat e matejmë në rrugën e Serbisë drejt BE’s, si dhe me i dhanë nji mbështetje të plotë të BE’s për programin e reformave në procesin e integrimeve europiane të Serbisë, ka thanë delegacioni i BE’s në Serbi.

“Pres me padurim takimin me kryeministrin Aleksandar Vucic dhe me ministrat e Qeverisë së re që ka shpreh synimin për vazhdimin e programit ambicioz të reformave në procesin e integrimeve europiane.

Due me ju sigurue perseri se Serbia e ka përkrahjen e BE’së në secilin hap në këtë rrugë”, tha Hahn në prag të vizitës së tij, thuhet në kumtesë.

Duke folur për përparësitë në periudhën e ardhshme, komisioneri Hahn tha se në kuadër të procesit të anëtarësimit përfaqësuesit e BE-së do të përqendrohen në punën me autoritetet serbe në temat e rëndësishme si fuqizimi i sundimit të ligjit, bashkëpunimi rajonal dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Komisioneri Hahn të Shtunën ka me u takue me kryeministrin Vucic dhe ka me ju drejtue anëtarëve të Qeverisë së Serbisë. /REL/