“Hahn nuk ka thanë se duhet me shkue në zgjedhje”

Zavendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i cili njiherit asht këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, thotë se asht e pamoralshme të “keqinterpretohen” deklaratat e zyrtarëve të naltë europian.

Gecaj thotë se deklaratat e komisionarit për zgjanim të Bashkimit Europian, Johannes Hahn janë keqinterpretue, mbasi simbas tij, ai nuk ka thanë se “Kosova duhet me shkue në zgjedhje”.

“Asht tejmase e pamoralshme të keqinterpretohen deklaratat e funksionerëve të naltë europianë dhe miqve të mirë të Republikës së Kosovës. Komisioneri Hahn nuk ka thanë që Kosova duhet me shkue në zgjedhje”, ka shkrue Gecaj në llogarinë e tij në Facebook.