Hahn për liderat e vendit: Demarkacionin ose zgjedhje të parakohshme!

Përfaqësuesit e partive politike, të cilët kanë qenë në takim me komisionarin për Zgjanim, Johannes Hahn, konfirmojnë se mesazhi i BE’s ka qenë mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nëse nuk kalon Demarkacioni.

Por, Hahn ka thanë se për zgjedhje merren vesh partitë politike në Kosovë dhe jo në Bruksel.

Opozita thotë se tash asht momenti për zgjedhje të reja.
Komisionari për Politika të Fqijësisë dhe Negociata për Zgjanim, Johannes Hahn, u ka dhanë mesazhe të qarta liderave politikë në vend për mundësinë që Kosova me shkue në zgjedhje të parakohshme.

Zëri ka mësue se në takimin e liderave në fund të javës së kalueme Hahn ka thanë se partitë politike në vend mund të vendosin për me shkue në zgjedhje nëse Qeveria nuk arrinë me i shtye përpara procese të randësishme.