Hahn: Raporti ka vlerësue përparimin që ka ba Kosova

Komisioneri për Politika Europiane të Fqijësisë dhe Negociata të Zgjanimit, tashma ka fillue takimin me Presidentin Hashim Thaçi.

Vizita e tij asht fokusue në lansimin e Agjendës së Reformave Europiane.

Ai përmes rrjetit social “Twitter” ka shkrue se asht i bindun se Kosova ka me punue në etapat si liberalizimi i vizave, zbatimi i MSA’s dhe procesi i normalizimit të marrëdhanieve me Serbinë,

Bashkë me këtë postim ai ka publikue edhe fotografinë e takimit me Hashim Thaçin.

Ai gjithashtu ka shkrue se Raporti i Progresit ka vlerësue përparimin që ka ba Kosova.

“Çdo vend ka sfidat e veta specifike”, ka shkrue Hahn.