Hahn: Reforma në drejtësi, kyçe për anëtarësim n’BE

hahnrama

Gjatë konferencës së perbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Komisioneri Europian për Zgjanimin, Johaness Hahn, tha se Shqipnia e ka urgjente reformën në drejtësi, ndërsa “për dekriminalizimin, duhet të jemi të qartë që legjislacioni duhet të zbatohet shpejt dhe në mënyrën e duhun”.

Tue qendru në të njajtën linjë, ai shtoi se nuk ka datë të përcaktueme për hapjen e negociatave për anëtarësim.

“Mund t’ju them vërtet që ishte nji takim produktiv, shkëmbim idesh, jo vetëm me kryeministrin, por edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe u ba nji debat i gjallë dhe kështu duhet të jetë në fakt, të ketë diskutime tue përfshi edhe shoqninë civile, por në fund të jetë e qartë që asht e ardhmja europiane e Shqipnisë, interesi kombëtar i këtij vendi, mbasi bahet fjalë për perspektivën europiane të vendit”, ka thanë nder të tjera Hahn.