Hahn vjen me mesazh të fortë për liderat e vendit!

Johannes Hahn

Komisioneri për Zgjanim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn në Konferencës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) në mes të Bashkimit Europian dhe Republikës së Kosovës, ka thanë se kjo marrëveshje asht e randësisë së veçantë për Kosovën, për shkak të fushave që përfshin.

“Jam i lumtun që jam këtu që të festoj me ju hymjen në fuqi të MSA’s për Kosovën me 1 Prill dhe dhanien e rekomandimit për liberalizimin e vizave që ka me sjellë ndryshim të prekshëm për qytetarët e Kosovës që duen me vizitue Europën për qëllime të ndryshme”, ka thanë Hahn.

Hahn ka theksue se për ma shumë, kjo marrëveshje ka randësi edhe për shkak të lidhjes mes Europës dhe Kosovës, në shumë fusha – në demokraci dhe sundimin e ligjit, të cilat lidhen fort mes vete”.

Ai ka kerkue nga zyrtarët e shtetit me vazhdue me punue shumë dhe pa u ndal, në tana sferat, me theks të veçantë në luftimin e krimit dhe korrupcionit.

Komisioneri europian tha se sado që duem me festue arritjet, tash nuk asht koha për këtë gja. Tash asht koha që na të punojmë shumë dhe me i intensifikue përpjekjet drejt thellimit të bashkëpunimit”.