Hahn vjen me nji lajm te keq për Kosovën!

Komisioneri i BE’së për politika të fqijësisë dhe negociata të zgjanimit, Johannes Hahn, i tha REL se asht “i paqartë afati kohor për liberalizimin e vizave për Kosovën” sepse, si tha, “ende mvaret nga vendimet e saj”.

Hahn tha se kushti i Kosovës për demarkacionin e kufinit me Malin e Zi nuk asht përmbush dhe ritheksoi qendrimin se “tash çdo gja mvaret nga vetë Kosova”.

Komisioneri Hahn tha se në krahasim me Kosovën, dy vendet e tjera në paketë, Gjeorgjia dhe Ukraina, i kanë përmbush krejt kushtet dhe pritet që në Vjeshtë të marrin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave.

“Sa i përket dy vendeve, po. Jo Kosova. Në aspektin kohor për Kosovën ende asht e paqartë, sepse ende mvaret nga vendimet e tyne”, tha Hahn.

Komisioneri Hahn ripërsëriti qendrimin se Kosova duhet të përmbushë kriteret e përcaktueme, mbi të gjitha ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacion të kufinit me Malin e Zi, për me hapë rrugën për liberalizim të vizave.

“Kjo çashtje tash mvaret nga vetë Kosova. Sepse, nji nga standardet e randësishme asht që të zgjidh këtë ‘konflikt’ të kufinit me Malin e Zi. Ka nji marrëveshje me Malin e Zi që prej Gushtit të vitit të kaluem. Mali i Zi e ka miratue legjislacionin e nevojshëm nga ana e tij dhe na ende po presim që të ketë hapa ligjorë edhe nga pala e Kosovës”.

“Mendoj se do të duhej të ishte votue t’Ejten, por asht pezullue pa nji datë të re të caktueme.

Prandaj tash vërtetë ju takon kosovarëve që ta zgjidhin këtë. Ky asht nji kusht që na nuk mund ta tejkalojmë dhe tash mvaret nga ta. Nëse kjo zgjidhet ashtu si duhet, atëherë do të ketë nji raport pozitiv nga ana jonë, pra nga Komisioni. Pastaj i takon Këshillit Europian dhe Parlamentit Europian të marrin vendime të nevojshme”, tha komisioneri Hahn.