Video: Haiti: 339 të vdekun nga uragani Matthew, kush rrezikohet tash!

Numri i viktimave në Haiti nga uragani Matthew ka arritë në të paktën 339 persona, teksa ekipet e shpëtimit për herë të parë arritën në qytetet e izolueme që janë shkatërrue nga stuhia e fuqishme.

Shkatërrimi që ka lanë ky uragan në Haiti ka rritë frigën se atje mundet me shpërthye epidemia e kolerës, përderisa vërshimet nga stuhia kanë ndot ujin e rezervat e ushqimit janë të pakta.

Stuhia e fuqishme asht nis drejt veriperëndimit të Shteteve të Bashkueme, tue ba që presidenti Barack Obama me shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Florida dhe Carolinën Jugore, përderisa këto shtete i janë bashkue shtetit Georgia, ku guvernatori atje ka urdhnue evakuimin e të paktën 3 milionë njerëzve që jetojnë në zonat bregdetare.

“Kjo stuhi asht përbindësh”, ka deklarue guvernatori i Floridas, Rick Scott, tue shtue se kjo stuhi asht vdekjeprumëse andaj duhet tregue kujdes.

Qendra kombëtare e urganëve në SHBA e ka vendos uraganin Matthew në “kategorinë katër”, tue e cilësue atë si nji prej stuhive ma shkatërruese që asht në gjendje me perbytë sipërfaqe të mëdha, tue shkul pemë, me prish linja të energjisë dhe me prishë ndërtesa.

Ernat e tij konsiderohen se arrijnë deri në 251 kilometra n’orë.