Haiti: Shkon në 1 mijë numri i viktimave nga uragani Matthew

Numri i viktimave në Haiti nga uragani Matthew ka arritë në 1 mijë.

Zyrtarët qeveritarë kanë nisë me varrosë disa prej viktimave, teksa kolera asht shpërnda në jugperëndim të vendit, raporton Retuers.

Uragani i fuqishëm, që goditi Haitin të Martën me erna që arritën deri më 223 kilometra në orë, ka ba që 1.4 milion njerëz të kenë nevojë për ndihma humanitare, ka thanë Zyra për Çashtje Humanitare e OKB’s.

Tashma fuqia e uragani Matthew ka fillue me u  dobësue.