Hajni i kerrit, aksidentohet dhe bje në dorë të policisë midis Prishtinës!

Zadhanësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për gazeten Blic se 3 kerre janë perfshi në nji aksident trafiku në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.

Nga ky aksident, simbas zadhanëses së Policisë, asht arrestue nji person.
“Sot rreth orës 9:30, në rrugën Agim Ramadani ka ndodh nji aksident trafiku, me ç’rast janë përfshi tri kerre. Në këtë aksident asht arrestue nji person, mbasi që i njajti kishte qenë në kërkim të policisë, për vjedhje të nji kerri, me të cilën edhe asht aksidentue”, tha Ahmeti tue shtue se nga ky aksident “nuk ka persona të lënduem”.

 

2-aksidenti