Hajredin Kuçi: Gafurr Dugolli lirohet sot

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka deklarue se sot autoritetet maqedonase kane me lirue ish pjesëtarin e UÇK’s, Gafurr Dugollin.

Kuçi kallxoi se për këtë çashtje ka shkue në Shkup, ku ka bisedue me ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë, dhe ka marrë konfirmimin se Dugolli ka me u lirue.

“Kemi venë kontakt me Ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë dhe sot kam marrë konfirmimin se Gafurri do të jetë i lirë”, ka deklaruar Ministri Kuçi në emisionin në nji emision të Tribuna Channel.

Për Kuçin, ky arrestin asht i padrejtë dhe hakmarrje politike e Serbisë.