Haki Abazi pro zgjedhjeve, qysh e sheh PDK, LDK, AAK-NISMA e VV’n!

haki-abazi

Haki Abazi nga “Rockfeller Brothers Fund”, ka vlerësue se vendimi i “Nismës” dhe i AAK’s për me shkue së bashku në zgjedhje asht vendim pozitiv.

“AAK dhe Nisma bajnë shumë mirë që shkojnë së bashku në zgjedhje meqë nuk kanë dallime të mëdha programore dhe vijnë nga nji vijë e njajtë në të kaluemen”, ka deklarue ai për Zërin.

Simbas Abazit, dy partitë në pushtet janë të ngulfatuna dhe nuk lejojnë qarkullimin e energjisë elektorale.  E sa i takon Lëvizjes Vetëvendosje, ai ka vlerësue se kjo parti duhet me ndryshue.

“Hapja e LVV’s dhe largimi i fytyrave të ngushta kishte me mujtë me i dhanë shtytje shumë të madhe anës konsistente të kësaj levizje.

 

Ai ka konsiderue se zgjedhjet janë të domosdoshme për me rikthye legjitimitetin dhe kredibilitetin e institucioneve.