Haki Abazi ja “hek masken” Kompanise Koha! E akuzon si servis te moçem te Kadri Veselit!

surroi, veseli, thaci

 

haki-abazi

Me nji postin ne Facebook, Haki Abazi nga Rockefeller Brothers Fund, akuzon direkt dhe rande kompanine “Koha” te Veton Surroit, si nji servis i vazhdueshem i Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit gjate tane kohes se mbasluftes.

Ky asht postimi i tij:

 

“A thua cfare do te benin  Veseli e Thaci mos me pas grupin KOHA?

Artikuj e storiet e grupit KOHA  jane ne vazhdimesi ne kerkim te menyrave per te bere engjuj nga ata qe mbajne pergjgjesine per situaten perkunder qe ndonjehre ndegjohet kritike e mllef por per te krijuar pozicion negocious se sa qendrim te sinqerte medial.

Ata  e bene Thacin hero kunder Rugoves dhe tani jane ne msion per te bere hero edhe Veselin.

Kerkesen per zgjedhje te reja nuk e ka bere Kadri Veseli por e ka bere Shoqeria Civile dhe Opozita. Kadri Veseli eshte pergjegjes per shkeljen e rendit kushtetues per t’u bere kryeparlamentar dhe gjithashtu per te mbajtur pozita ka parandaluar krijimin e grupit parlamentar per hetimet per SHIK dhe per vrasjet ne Kosove gjate dhe pas luftes.

Eshte paradoks qe Ramush Haradina e Fatmir Limaj u derguan ne Hage, kunder Fatmir Limes dhe te gjithe te tjereve te ngriten aktakuza per luften e UCK ndersa Hashimi dhe Kadria te prezentohen si engjuj.

Perkunder akuzave te Bllaces dhe te tjereve KOHA po tenton ta bej hero Veselin meqe si duket nga ai varen tenderet dhe kontratat.

Ka ardhur koha qe KOHA grup duhet te bej transparent historine e saj financiare.

A eshte KOHA apo individ mbrenda KOHES qe po perfitojne nga bashkjetesa me ta apo ka ardhur koha per valen e ambsadoreve te rinje ne nje qeveri te re te lloqit.

KOHA ne menyren e vet eshte bere servis i mbetjeve komuniste.”