Halimi: Qe qysh dhe pse hyna në PDK!

ajnishahe halimi-roll

“Unë nuk ka me qenë ajo që ka me pranue që Kosova me u zhvillue përmes korrupsionit”, ka thanë Ajnishahe Halimi në nji intervistë për “Zërin”. Ajo thotë se, nuk e tradhtoi elektoratin, sepse me PDK’në nuk bani pazare personale.

Nji rrugë e ngushtë në fund të fshatit, poshtë përmendores së Kozhicës, çon në shtëpizën e Ajnishahe Halimit. Ajo jeton në qytezën e Skenderajt, por fundjavat kryesisht i kalon në fshatin e prejardhjes së bashkëshortit të saj.

Ish-anëtarja e “Vetëvendosjes”, e cila themeloi “Fraksionin +”, ditë ma parë kaloi në Partinë Demokratike të Kosovës.

Tetë muej, thotë se ka negociue me udhëheqësit e PDK’s, që me u bindë që me u rreshtue bashkë me “Fraksionin +” në këtë subjekt. Edhe pse, për kalimin e saj në PDK ka thanë se nuk kishte vnue asnji kusht.

Ajnishahe Halimi ka rrëfye për arsyet që ate e çuan në PDK, kritikat që ia ka ba subjektit, në të cilin asht rreshtue, sikurse edhe “ndryshimin e papritun të saj”.

Thotë se, asht e njajta Ajnishahe, derisa komentet për kalimin e saj në PDK, thotë se nuk i ka injorue, edhe pse shprehet se nuk ka dashtë me u marrë edhe aq shumë me to.