Haliti: BE s’ka kohë me pritë Kosovën

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë, Xhavit Haliti, ka vlerësue se nëse Kosova don liberalizimin e vizave dhe integrimin e saj të plotë europian duhet me i përmbushë krejt kushtet e kerkueme nga Bashkimi Europian.

N’intervistën për Epokën e Re, Haliti ka thanë se BE nuk ka kohë me pritë Kosovën derisa ka me i përmbushë kriteret e kërkueme.

Ai ka theksue se nëse Kosova i kryen detyrat askush nuk ja ndalon liberalizimin e vizave dhe integrimin në BE.

Simbas tij, në këtë çashtje Kosova shpeshherë e fajëson BE’n pa të drejtë.

Haliti nuk ka shpreh optimizëm nëse ka me ndodhë liberalizimi këtë vit.