Haliti: Demarkacioni asht politizue skajshmënisht

xhaviti-roll

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo mbrenda koalicionit qeverisës, thotë për Radion Europa e Lirë se çashtja e Demarkacionit me Malin e Zi asht politizue skajshmënisht.

Marrë parasysh ato që kanë ndodhë tash e nji vjet, simbas tij, kjo çashtje kërkon koncensus politik.

“Tash, na kemi hy në nji fazë të re. Ndoshta opozita ka mendue që ‘qe, po e bajmë nji revolucion të vogël dhe po hymë në zgjedhje, sepse po e kërkojmë na’. Ndërsa, pushteti ka nji qëndrim krejt tjetër. Çashtja e Demarkacionit nuk asht dhe nuk duhet të lidhet as me zgjedhjet e reja, as me interesat e ngushta të lidershipit e as me interesat partiake në Kosovë. Ajo asht çashtje, e cila duhet të bahet, por duhet të bahet mirë, të analizohet dhe studiohet mirë dhe duhet të sillet në Kuvend për t’u votue”, ka thanë Xhavit Haliti.