Haliti: Ende s’ka argumente të bollshme për Demarkacionin

xhavit-haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thanë për Radion Europa e Lirë se, Kosova ka edhe prioritete tjera, por çashtja e Demarkacionit, simbas tij, asht problem dhe detyrimisht Kuvendi po merret me këtë çashtje.

“Çashtja e Demarkacionit asht nji problem, me të cilin detyrimisht po merremi dhe duhet të merremi. Por, shpresoj se ka me u gjetë nji konsensus i përbashkët për me vendosë”.

“Niveli i debatit për këtë çashtje asht ende i paargumentuem sa duhet dhe i ka nxitë elementet, kisha me thanë, kundërshtarët e koalicionit qeverisës dhe i kanë nxitë disa elemente, të cilët janë të pakënaqun me gjendjen e kufinit”, ka thanë Haliti.